CERTIFIKATAT SHËNDETËSORE TË FËMIJËVE DUHET TË DORËZOHEN PËRPARA REGJISTRIMIT NË KOPSHT

Certifikatat e shëndetit të fëmijëve para regjistrimit në kopshtin e fëmijëve në vitin e ri shkollor 2022/2023 mund të realizohet menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, për të mos krijuar turma të panevojshme në Shtëpinë Shëndetësore para se fëmijët të shkojnë në çerdhe, njoftuan nga Qendra Shëndetësore Podgoricë. Për fëmijët që i janë nënshtruar ekzaminimit sistematik të planifikuar në vitin e 2-të dhe të 4-të dhe janë të vaksinuar rregullisht, mund të porositen certifikatat përmes aplikacionit e-shëndet ose telefonit nga pediatri i përzgjedhur, të cilat më vonë mund të merren në sportelet e pediatrisë – shërbimi i Qendrës Shëndetësore Pdgoricë. “Për fëmijët e mbetur që nuk kanë bërë ekzaminimet dhe vaksinimet e nevojshme sistematike, para se të lëshohet certifikata, është e nevojshme të planifikohet e njëjta, e gjitha me synim monitorimin e rritjes dhe zhvillimit dhe vaksinimin në kohë”, thonë nga Qendra Shëndetësore.

SHARE