BRAJOVIQ TË HËNEN NË TAKIM ME KRYETARËT E PARTIVE POLITIKE

Kryetari Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i ftoi kryetarët e partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në një takim konsultativ të Hënën, 1 Qershor, në ora 12:00.

Në letër, Brajoviq deklaron se në vazhdën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit në jetën politike të kontribuojnë në “transparencë më të madhe të procesit të përgjithshëm zgjedhor dhe gjithnjë përmirësim të dëshirueshëm të mjedisit zgjedhor, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe praktikën më të mirë demokratike”. 

Në letër u theksua gjithashtu shpresa se zgjidhjet konstruktive do të arrihen përmes dialogut të hapur. 

SHARE