MALI I ZI PO LUFTON ME MOSMARRËVESHJET E BRENDSHME NË VEND QË TË MBYLLË KAPITUJT

Mali i Zi, një udhëheqës në procesin e pranimit në BE, po lufton mosmarrëveshjet e brendshme në vend që të mbyllë kapitujt e negociatave, thotë presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola në Forumin kushtuar Ballkanit, organizuar nga Forumi Liberal Evropian në Bullgari. Metsola ka kritikuar Bashkimin Evropian për hezitimin që të liberalizojë vizat për Kosovën duke thënë se thirrjet e Parlamentit Evropian që kjo të bëhet, po hasin në veshë të shurdhër. Po ashtu, ka kërkuar që të caktohet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka thënë se Serbia “seriozisht ka ngecur në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së. “Kërcënimet e fundit të Rusisë nuk lënë asnjë dyshim se Putini është gati të vazhdojë fushatën e tij shkatërruese në Ballkanin Perëndimor. Parlamenti Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe është i vendosur të kundërshtojë çdo përpjekje për ta sfiduar atë“, thekson Metsola.

SHARE