BENZINA TRE CENT MË SHTRENJTË, NAFTA KATËR CENT

Nga mesnata benzina në Mal të Zi do të shtrenjëtohet tre cent, ndërsa Eurodieseli katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 nga mesnata do të kushtojnë 1,73 euro, ose 1,77 euro dhe Eurodieseli 1,76 euro. Një litër naftë për ngrohje do të rritet me gjashtë cent dhe do të kushtojë 1.72 euro. Ndryshimi i fundit në çmimet e karburanteve ishte më 12 prill, kur të gjitha llojet ranë me një deri në tre cent. “Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, përllogaritja e radhës do të bëhet në datë 9 maj, dhe çmimet eventuale të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga data 10 maj 2022”, kanë thënë nga Ministria e Investimeve Kapitale.

SHARE