REGJISTRIMET E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË TË SHKOLLËS FILLORE NISIN MË 1 PRILL

Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit njofton opinionin se regjistrimet e nxënësve në klasën e parë të shkollës fillore do të fillojnë më 1 prill 2025.

Ligji për Arsimin Fillor parashikon që në shkollë regjistrohen fëmijët që mbushin gjashtë vjeç në vitin kalendarik në të cilin ata fillojnë të vijojnë shkollën.

Regjistrimi i fëmijëve në shkollën fillore zakonisht bëhet gjatë muajit prill.

Fillimi i shkollës së një fëmije mund të shtyhet për një vit shkollor nëse konstatohet se ai nuk është gati për të filluar shkollën, me propozimin e Komisionit ose të prindërve.

Prindërit kanë mundësi të paraqesin në mënyrë elektronike një aplikim për regjistrimin e fëmijëve të tyre në klasën e parë.

Aplikimet mund të dorëzohen nga data 1 Prill 2025 në adresën e internetit www.upisi.edu.me.

SHARE