POPA: VAZHDONI TË PËRMBUSHNI DETYRIMET NGA SUNDIMI I LIGJIT

Kryetarja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, Oana Kristina Popa, tha sot se është thelbësore që institucionet dhe aktorët politikë malazezë të vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre në fushën e sundimit të ligjit dhe të arrijnë një moment historik të madh në rrugën drejt BE-së deri në verë.

Popa ka deklaruar në rrjetin social X se ka zhvilluar një takim me ministren Maida Gorçeviq dhe me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shtëpinë Evropiane.

“Kemi pasur një bisedë të mirë sot me ministren e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq dhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Delegacionin e BE-së në Podgoricë. Është thelbësore që institucionet dhe aktorët politikë malazezë të vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre në fushën e sundimit të ligjit dhe të arrijnë një moment historik të madh në rrugën drejt BE-së deri në verë”, shkruan Popa në njoftim.

SHARE