GJELOSHAJ: QËLLIMI ËSHTË TË ULET PRESIONI INFLACIONIST NDAJ QYTETARËVE

Kufizimi i marzheve tregtare duhet të zvogëlojë presionin inflacionist ndaj qytetarëve, paralajmëroi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj dhe shtoi se beson se çmimet e këtyre artikujve do të jenë 10 deri në 15 për qind më të ulëta.

I pyetur se nga çfarë varet vazhdimi i aksionit, i cili do të zgjasë deri në fund të majit dhe nëse lidhet drejtpërdrejt me fillimin e sezonit turistik veror, ai u përgjigj se kjo është njëra nga arsyet, ndërsa tjetra është se ata mendojnë se këto masa do të jenë të mira.

“Ne i kemi analizuar që të jenë më të mirat, por nuk duam të themi – kjo është më e mira, ne qëndrojmë mbas kësaj dhe pas analizave mund të konstatojmë nëse ishin apo nuk ishin të mira. Ne do të analizojmë efektet e këtyre masave dhe më pas do të gjejmë një masë se si të vazhdojmë me atë që është përkrahje për një standard më të mirë të qytetarëve”, tha Gjeloshaj për TV Vijesti.

Ai theksoi se fokusi duhet të jetë në blerjen e produkteve vendore dhe zhvillimin e kompanive.

Më tej ai shtoi se dallimi në mes të këtij aksioni dhe „Stop Inflacionit“ të qeverisë së kaluar është si “dita me natë”, duke treguar numrin më të madh të artikujve në të cilët marzhet tani janë të kufizuara.

Sipas Gjeloshajt, Inspeksioni i Tregut do të gjobisë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë euro çdo tregti që mbulohet me këtë veprim, i cili nuk respekton vendimin e Qeverisë.

SHARE