BASHKËPUNIM MË I MIRË ME RAJONIN, NJË HAP MË AFËR TREGUT TË BE-së

Integrimi më i mirë rajonal është një hap i garantuar më tej dhe më afër Tregut Unik të Bashkimit Evropian, u vlerësua në takimin e Ekipit punues për koordinimin e aktiviteteve në kuadër të Procesit të Berlinit. 

Siç njofton Qeveria, sot është mbajtur mbledhja e parë e këtij ekipi. 

Takimi ishte një mundësi për të shqyrtuar aktivitetet e propozuara këtë vit në kuadër të iniciativës së përmendur, si dhe për të propozuar fusha bashkëpunimi për zhvillimin e një plani të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal për periudhën e ardhshme katërvjeçare. 

Të pranishmit konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një nga prioritetet e rëndësishme të politikës së jashtme, si dhe përpjekjet e shtuara në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është gjithnjë e më i pranishëm në skenën rajonale dhe ndërkombëtare.

“Në këtë drejtim, ato fusha bashkëpunimi që ofrojnë përfitime për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si rrjetëzim më të madh, qarkullim dhe lëvizshmëri pa ndërprerje, akses në tregun rajonal të punës, shkëmbim përvojash dhe njohurish, dhe me synim funksionimin më efikas të tregut, në kuadër të rajonit dhe qasje graduale ndaj tregut evropian,” thuhet në njoftimin e Qeverisë. 

SHARE