7 Marsi – Dita e Mësuesit

7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit në të gjitha trojet shqiptare, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.

7 Marsi-Dita e Mësuesit, është shënuar në të gjitha shkollat që mësimi zhvillohët shqip, si në ato të mesme dhe fillore, të cilët kanë organizuar  manifestime të ndryshme për hirë të kësaj dite. 

Shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, konkretisht dy klasat e para kishin përgatitur një manifestim kulturor dhe shumë argëtues, falë mësuesve dhe edukatorës së tyre.

Të pranishëm për të ndekur programin e më të vegjëlve ishin nënat e tyre nga vet fakti se ata njëkosisht shpalosën një pjesë të programit, ku vlersuan rolin e nënave duke shënuar kështu 8 Marsin, i cili është i njohur si dita e femrave.

Nxënësit përmes recitimeve, këngëve etj. treguan dashurinë që kanë për mësuesen/mësuesin dhe nënën.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE