Bëni vetë freskuesin e ajrit: Pa asnjë kimikat dhe pa shpenzuar shuma të madhe parash

Nëse dëshironi të neutralizoni aromat e pakëndshme në shtëpinë tuaj, mund të bëni vetë freskuesit efektivë të ajrit

Era e cigareve, e kafshëve shtëpiake, si dhe era që mbetet pas gatimit mund të prishin përshtypjen e pastërtisë së shtëpisë sonë.

Nëse dëshironi të neutralizoni këto erëra, mund të përdorni disa truke. Në vend të atyre që keni blerë, mund të bëni freskues natyralë të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

1. Një kombinim i agrumeve dhe nenexhikut

Një nga kombinimet tuaja të preferuara për freskimin e ajrit në dhoma mund ta bëni vetë duke i përzier në një shishe: 3/4 e një filxhani ujë, 2 lugë çaji vodkë ose ekstrakt vanilje, disa pika vaj esencial limoni ose portokalli dhe nenexhik.

2. Sodë buke

Nëse doni thjesht të neutralizoni aromat, kombinimi ideal është uji dhe soda e bukës. Vendoseni këtë përzierje në një enë, dhe më pas në dhomën e dëshiruar.

3. Lule

Lulet në shtëpi kanë përparësi të shumta – ato janë pastrues dhe freskues të mrekullueshëm të ajrit.

Livanda, nenexhiku dhe rozmarina janë zgjedhje të shkëlqyera, veçanërisht për kuzhinën apo dhomën e ndenjes. /Telegrafi/

SHARE