REFERENDUMI PËR NAFTËN DO TË KUSHTONTE DY MILLION EURO

Sot, për herë të parë që kur u zgjodh në atë post, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare. Ai nder të tjera tha se zbatimi i formës klasike të referendumit mbi shfrytëzimin e naftës dhe gazit në Malin e Zi do t’i kushtonte shtetit dy milion euro, ndërsa dëmi i ndërprerjes së kërkimit që ka filluar do të arrinte në rreth 100 milion euro. Kryeministri theksoi se Qeveria zgjodhi një Mal të Zi ekologjik, por jo për ta shpallur atë, por për ta siguruar atë. “Nëse mund të kryejmë një referendum, por të kushtoj pak, unë jam i pari që jam gati për të,” tha kryeministri. Në orën e kryeministrit përveç naftës u fol edhe për masat selektive, vaksinimin, bashkëpunimin e mire me Komisionin Evropian, për reformat, si dhe shumë çështje të tjera.

SHARE