ABAZOVIQ: QEVERIA NUK ËSHTË PRO-RUSE, PRO-SERBE, POR MALAZEZE

Sistemi i sigurisë së Malit të Zi nuk është trazuar, megjithëse ka njerëz në të që duan ta trazojneatë, thekson zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Ne duam reforma në sektorin e sigurisë, e cila është vija e kuqe për mbrojtjen e interesave kombëtare. Subjekti që unë përfaqësoj nuk do të lëvizë asnjë milimetër nga ajo,” tha Zëvendëskryeministri Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend. Ai tregon se operacionet më komplekse në sektorin e sigurisë kanë filluar të kombinohen dhe se nëse nuk ka shembje të sistemit të sektorit të sigurisë, ato gjëra do të shohin dritën e diellit. Ai nuk mund të thotë kur, por tregon se nuk do të presë gjatë. Ai ka theksuar se propozoi Zdravko Krivokapiq si kryeministër, si dhe se qeveria nuk është as pro-ruse as pro-serbe, por malazeze.

SHARE