SOT FILLOI SHPËRNDARJA E PAKETAVE PËR FAMILJET MALËSORE

Sot në mëngjes vullnetarët nga Malësia, kanë filluar me shpërndarjen e paketave për familjet në Malësi. Dukemarrë parasysh masat e marra nga Këshilli Kombëtar i Koordinimit të Sëmundjeve Infektive për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të Tuzit, si dhe nevojën për reagim urgjent për familjet e kësaj Komune, u mor një vendim për dërgimin e tre mijë paketave të ndihmës me artikuj ushqimorë dhe higjienë në këtë komunë. Në Komunën e Tuzit ashtu siç kishin paralajmëruar kanë mbërritur 1 mijë paketa sot, të cilat janë shpërndarë për familjet që janë më së shumti në nevojë, por në ditët në vazhdim, nga nesër do të bëhet shpërndarja e paketave të tjera të gjitha familjeve në Malësi. Kordinatorëve përgjegjës sot u janë bashkangjitur edhe një numër i madh vullnetarësh, të cilën kanë ndihmuar në kordnimin më të mirë të shpërndarjes së këtyre pakateve por gjithashtu edhe bukës. Për të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjë gjë, në faqen e Komunës së Tuzit keni mundësi të shihni numrat e celularit të të gjithëve atyre që janë në terren.

SHARE