SË SHPEJTI EDHE NË SHKOLLA DO TË VENDOSEN PANELE DIELLORE

Përfshirja e objekteve arsimore në programin e efiçiencës së energjisë përmes instalimit të paneleve diellore ishte tema e takimit të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Elektroekonomisë së Malit të Zi.

Siç theksojnë në EEMZ, mund të arrihen kursime të konsiderueshme në afat të gjatë dhe fondet shumëmilionëshe që po shpenzohen aktualisht për këto qëllime do të përdoren për qëllime të tjera, për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës arsimore.

“Në takim u diskutuan modelet e financimit të këtij projekti, për të gjetur një model të qëndrueshëm dhe për të siguruar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces. Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Elektroekonomisë së Malit të Zi  shpresojnë se zbatimi i aktiviteteve do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për kënaqësi reciproke dhe me qëllim të përmirësimit të standardeve të infrastrukturës arsimore”, thuhet në njoftim.

SHARE