QEVERIA DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË TË PËRMIRËSOJNË CILËSINË E KUJDESIT PËR NËNAT DHE FOSHNJAT

Për të përmirësuar sa më shpejt cilësinë e kujdesit për nënat dhe foshnjat, në përputhje me standardet ndërkombëtare, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të përkthejnë në një plan veprimi rekomandimet nga raporti për vlerësimin e cilësisë së kujdesit për nënat dhe të porsalindurit në Mal të Zi, për të ndarë aktivitete, buxhet dhe afate të qarta.

Këtë e tha shefi i zyrës përfaqësuese të UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, gjatë prezantimit të raportit për vlerësimin e cilësisë së kujdesit të nënës dhe të porsalindurve në Mal të Zi, që u mbajt sot në Institutin e Shëndetit Publik.

Ai shtoi se UNICEF-i do ta mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë për zbatimin e rekomandimeve të kësaj analize, e këtu përfshihet edhe organizimi i trajnimit emergjent për reanimacionin neonatal, i cili është një nga rekomandimet kryesore që duhet të zbatohet sa më shpejt në të gjitha institucionet.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Vojisllav Shimun, një lindje e sigurt është e një rëndësie kyçe për shëndetin dhe mirëqenien e gruas dhe të porsalindurit.

Megjithëse u vu re një përmirësim në krahasim me vlerësimet e mëparshme, ky raport njohu fushat kryesore që kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme dhe bëri rekomandime shtesë për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në të gjitha institucionet në Mal të Zi.

“Si dikush që vendosi dhe e lidhi thirrjen e tij profesionale me këtë, mund të them lirisht, pjesa më e bukur e kujdesit shëndetësor, premtoj se edhe tani si vendimmarrës do të punoj me përkushtim për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor për nënat dhe të porsalindurit”, tha Shimun.

SHARE