NGA MESNATA DO TË SHTRENJTOHEN BENZINA DHE EURODIESELI

Benzina do të rritet me katër cent, ndërsa Eurodieseli me një cent, siç paralajmëron Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten me katër cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.57 dhe 1.61 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë një cent më shtrenjtë dhe do të jetë 1.52 euro.

Çmimi i naftës për ngrohje do të mbetet i pandryshuar 1.45 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 13 shkurt, kur të gjitha llojet e derivateve u rritën me dy deri në pesë cent.

Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 11 mars dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 12 marsi.

SHARE