HASANI NGA GJENEVA: SAMITI I 28 SHKURTIT NË TIRANË, TREGUES SE SHQIPËRIA LUFTON PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të Nivelit të Lartë të Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) në Gjenevë. Gjatë fjalës së tij, Hasani është shprehur se të drejtat e njeriut dhe sistemi i bazuar në rregulla janë nën presion si kurrë më parë.

“Shqipëria vjen në KDNJ pas përfundimit me sukses të mandatit në Këshillin e Sigurimit. Të drejtat e njeriut dhe sistemi i bazuar në rregulla, nën presion si kurrë më parë.”

Ministri Hasani e quan Samitin e 28 Shkurtit për Ukrainën në Tiranë, tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut.

“Samiti i 28 Shkurtit në Tiranë, tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut.”

Për situatën në Gaza, ministri Hasani ka thënë se duhet të gjenden mënyra për të parandaluar luftimet dhe për të siguruar ndihma humanitare.

“Situata dramatike në Gaza, KDNJ të punojë për zgjidhjet. Të gjenden mënyra për të ndaluar luftimet dhe të sigurohet ndihmë humanitare.”

Ministri Hasani e ka mbyllur fjalën e tij me thirrjen që të punohet që secili të jetojë me dinjitet dhe me respekt.

“Pjesëmarrja e aktorëve të shoqërisë civile në KDNJ, prioritet i mandatit tone. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të promovuar mekanizmin e Rishqyrtimit Periodik Universal (UPR). Mbështesim pavarësinë dhe rolin e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Të punojmë që çdo njeri në botë të jetojë me dinjitet dhe respekt.”

Shqipëria merr pjesë në këtë takim të Nivelit të Lartë si vend anëtar i KDNJ-së për periudhën 2024-2026.

SHARE