VARHELI: TË SHQYRTOHEN TËRËSISHT SULMET NDAJ PAKICAVE NË MAL TË ZI

Komisioni Evropian (KE) është në dijeni të incidenteve drejtuar bashkësive kombëtare të pakicave para dhe pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi të mbajtura, më 30 gusht 2020, tha Komisioneri Evropian Oliver Varheli. Siç deklaroi ai, Komisioni Evropian pret një hetim të plotë dhe epilog ligjor, si dhe për të gjitha sulmet dhe aktet e tjera të dhunës. Ai veçanërisht vuri në dukje incidentet në lidhje me myslimanët në Mal të Zi. “Mali i Zi, si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, pritet të sigurojë mbrojtje efektive për anëtarët e pakicave kombëtare dhe fetare, në përputhje me detyrimet e kapitullit negociues 23 (drejtësia dhe të drejtat themelore). Sundimi i ligjit është një nga vlerat themelore të BE dhe, si e tillë, është një element thelbësor i procesit të pranimit në BE, i cili përcakton ritmin e përgjithshëm të negociatave të pranimit të Malit të Zi në BE,” theksoi Varheli. Siç vuri në dukje ai, Mali i Zi duhet të harmonizojë kornizën e tij ligjore me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

SHARE