KËSHILLTARËT E SD NUK ERDHËN NË SEANCË, KASHQELAN NUK ZGJIDHET KRYETAR I BASHKISË SË CETINËS

Seanca e Kuvendit të Cetinës, në të cilën duhet të zgjidhej Kryebashkiaku i kësaj komunë, nuk është mbajtur, për shkak të mungesës së kuorumit.  Në seancën e sotme të parlamentit lokal, të Cetinës, pritej që Allekandar Kashqellan, të zgjidhej si njeriu i parë i Cetinës.

Në sallën plenare ishin vetëm 16 këshilltarë të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe meqenëse këshilltarët e Social Demokratëve nuk u paraqitën në kuvend, Kryetarja e Kuvendit Maja Qetkoviq, e shtyu seancën për nesër.

“Nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye seanca u shty”, u  tha shkurtimisht përfaqësuesve të medieve Kryeparlamentarja e kësaj komune Maja Qetkoviq. Ajo gjithashtu kumtoi se këshilltarët e Social Demokratëve, nuk njoftuan shërbimin e Kuvendit, për mungesën e tyre në këtë seancë.

Asnjëri  nga këshilltarët e Social Demokratëve, dy prej tyre në parlamentin lokal, Ivan Gazivoda dhe Ivan Ivanoviq, nuk shkuan në seance,  po ashtu në këtë seance  nuk morën pjesë as këshilltarët e Partisë Social Demokratike, këshilltarët e gardës së vjetër të Lidhjes Liberale të Malit të Zi dhe Lëvizjes Qytetare URA, të cilët më herët njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në këtë seancë.

Kujtojmë se para dy ditëve Aleksandar Kashqelan, fitoi  njëzëri përkrahjen e Këshillit Komunal të PDS-së, në Cetinë, që të jetë kandidat për Kryebashkiak të Cetinës.

SHARE