Si të Dezinfektoni Leckën, Fshesën dhe Furçat e Pastrimit të Shtëpisë

Pastërtia është elementi kyç i çdo ambienti ku qëndroni, por sidomos i shtëpisë.

E për këtë mund të biem dakord të gjithë, pasi këto mjete rrallëherë mungojnë duke qenë aq të domosdoshme.

Por në të gjithë këtë proces ku lecka, sungjeri, fshesha, kova e një sërë paisjesh të tjera kalojnë nëpër gjthëçfarë sipërfaqe i rëndësishëm është dezinfektimi i duhur i tyre.

Nuk mund të jeni plotësisht të pastër nëse paisjet e pastrimit që përdorni nuk janë të tilla.

Në këtë artikull nga AgroWeb do të flasim për çdo gjë që duhet të dini mbi këtë temë.

Si të pastroni leckën

Lecka e larjes së dyshemeve me bisht të gjatë dhe kokë të pambuktë, mikrofibër është një nga mjetet më të përdorura të pastrimit.

E për rrjedhojë shpëlarja e saj vetëm me ujë nuk është e mjaftueshme për të larguar të gjithë papastërtitë që mblidhen.

Leckat e tilla duhet t’i pastroni mirë në fund të çdo përdorimi me disa metoda që AgroËeb j’ua shpjegon mëposhtë.

Çfarë ju duhet

Detergjent rrobash

ACE me klor

Aromatizues

Ujë

Kokat e këtyre leckave zakonisht janë të levizshme, pram und t’i ndani lehtësisht nga bishti.

Pasi të keni bërë këtë futieni në lavatrice me ilaç rrobash, pak ace dhe aromatizuar.

Bëni një larje me ujë të ngrohtë dhe më pas do të keni një leckë të dezinfektuar.

Lëreni të thahet si zakonisht në një ambient të ajërosur.

Nga ana tjetër nëse koka e leckës nuk hiqet veproni në këtë mënyrë.

Në një kovë të mbushur me ujë të nxehtë shtoni të gjithë përbërësit që përmendëm edhe mësipër.

Për sasitë mund të përdorni ato të lavatriçes.

Zhyteni leckën tuaj në kovë për 15 minuta dhe më pas lëvizeni poshtë dhe lart për disa momente.

Në fund shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe lëreni të thahet.

Nëse lecka juaj mban erë, një një kovë me ujë shtoni 1 filxhan çaji klor dhe më pas shpëlajeni.

Si të pastroni fshesën e kashtës

Fshesat e kashtës janë sa të dobishme aq edhe të dashura si një kujtim edhe nga e shkuara.

Ky version i parë i fshesëhs së pastrimit sot vjen me risi të tjera si përshembull përzierja me fije plastike apo mikrofibër të cilat me siguri ju i njIHNI.

Në çdo rast e rëndësishme është që pas çdo përdormimi ta pastroni siç duhet këtë të fundit.

Çfarë ju duhet

Detergjent enësh

Ujë

Para se ta lani pastroni pak me doreza fundin e shtupës tuaj.

Tërhiqni të gjithë fijet e flokëve, pluhurin apo pa pastërti të tjera që mun dtë kenë mbetur aty.

Nëse nuk mund të bëni këtë, shkundeni pak fshesën në një sipërfaqe të fortë.

Në një kovë të thellë shtoni 2 lugë çaji detergjent të lëngshëm enësh.

Zhysni fshesën brenda dhe nxirreni disa herë derisa të formohet shkuma mbi ujë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Vareni diku dhe lëreni të thahet në ajër të pastër.

Si të pastroni sungjerin

Sungjeri i enëve apo të ndryshëm që mund të përdorni përreth shtëpisë ka nevojë për kujdeisn e duhur që i gjithë procesi fillestar të realizohet si duhet.

Çfarë ju duhet

ACE me klor

Ujë

Pas çdo përdorimi, lajini sungjerët me ujë të nxehtë dhe lërini të thahen.

Ndërsa një herë në jave vendosini në një kovë, shtoni ujë të nxehtë dhe sungjerët tuaj.

Në fund shtoni gjysmë mase ace dhe lërini në atë mënyrë për 10 minuta.

Kujdes nëse sungjerët tuaj kanë ndonjë kokë apo pjesë druri mos i zhysni komplet në kovë.

Mjafton të lagni pak pjesën e sungjerit dhe pjesën e drurit lëreni jasht në mënyrë që të mos dëmtohet./AgroWeb.org

SHARE