UKRAINA PËR HERË TË PARË FESTON KRISHTLINDJET MË 25 DHJETOR

Këtë vit në kishat në Ukrainë shërbesat e Krishtlindjeve për herë të parë u bënë më 25 dhjetor.

Në përputhje me vendimin e nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelenskiy në korrik, Krishtlindjet, të cilat deri më tani festoheshin më 7 janar, për herë të parë në vend festohen sot, më 25 dhjetor.

Shërbimet e Krishtlindjeve të mbajtura në kishat në kryeqytetin Kiev u transmetuan drejtpërdrejt në kanalet televizive kombëtare.

Presidenti ukrainas Zelenskiy në llogarinë e tij në rrjetet sociale ndau mesazhin e tij të urimit përmes videos, përpara Manastirit të Kievit Pechersk.

Duke thënë se të gjithë ukrainasit janë bashkë sot, Zelenskyy tha: “Ne të gjithë festojmë Krishtlindjet së bashku. Ne e festojmë atë në një datë të vetme, si një familje e madhe, një komb i vetëm, një vend i vetëm dhe i bashkuar. Dhe sot lutja jonë e përbashkët do të jetë më e fortë se kurrë dhe do të ketë jehonë sot, jo me 2 javë diferencë. Lutjet do të jehojnë me Evropën dhe botën”.

Zelenskyy nënshkroi ligjin për ndryshimin e datave të Krishtlindjeve dhe disa festave në korrik. Sipas ligjit, festimet e Krishtlindjeve, të cilat më parë mbaheshin më 7 janar, u zhvendosën në 25 dhjetor.

SHARE