PAPA FRANÇESKU DËNON ‘SITUATËN E DËSHPËRUAR HUMANITARE’ NË GAZA

Papa Françesku shprehu sot shqetësimin e tij për situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe u lut që t’i jepet fund luftës që “po shkatërron jetët e njerëzve në Izrael dhe Palestinë”.

Gjatë fjalimit të tij në Bazilikën e Shën Petrit në Vatikan, Papa shprehu ia ngushëllimet e tij popullit të Gazës, mbarë rajonit dhe komunitetit të krishterë.

Papa u lut që t’u jepet “fund operacioneve ushtarake me të korrat e tyre të tmerrshme të viktimave të pafajshme civile” dhe bëri thirrje për “zgjidhje të situatës së dëshpëruar humanitare duke hapur rrugët për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza”.

“Sa shumë të pafajshëm po masakrohen në botën tonë. Në barqet e nënave të tyre, në odisetë e ndërmarra në dëshpërim dhe në kërkim të shpresës, në jetën e të gjithë atyre të vegjëlve të cilëve u është shkatërruar fëmijëria nga lufta. Ata janë Jezusat e vegjël të sotit”, tha ai.

Duke thënë se “zemra e tij është e pikëlluar për viktimat e sulmit të neveritshëm të 7 tetorit, Papa Françesku përsëriti “apelin e tij për lirimin urgjent të pengjeve”.

Papa shprehu gjithashtu shpresën e tij se dialogu i sinqertë dhe këmbëngulës me vullnet të fortë politik dhe mbështetje ndërkombëtare mund të çojë në zgjidhjen e “çështjes palestineze”.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20.424 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 54.036 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, ku gjysma e banesave të territorit bregdetar janë dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur, ndërsa përballen me mungesë ushqimi dhe uji të pastër.

SHARE