ABAZOVIQ I KËNAQUR ME REZULTATIN E ZGJEDHJEVE

Kryeminstri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtur me 23 tetor. “Jam shumë i kënaqur, bile pak më shumë se sa ishin pritshmëritë e mia paraprake. Mendoj se Mali i Zi në përgjithësi po shkon në drejtimin e duhur dhe se skena politike është demonopolizuar. Kjo është ajo që ne po kërkonim”, tha Abazoviq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Ai beson se njerëzit janë çliruar ndjeshëm në krahasim me periudhën e mëparshme dhe se sistemi i shpërblimit dhe ndëshkimit do të funksionojë në të ardhmen. “Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e qenies sonë demokratike dhe që Mali i Zi të ndryshojë për mirë çdo ditë”, tha Abazoviq.

SHARE