SKENARISTËT NË SHBA ARRIJNË MARRËVESHJEN ME HOLLYWOOD-in

LOS ANGELES, CALIFORNIA - JULY 13: A sign reads 'SAG-AFTRA Supports WGA' as SAG-AFTRA members walk the picket line in solidarity with striking WGA (Writers Guild of America) workers outside Netflix offices on July 13, 2023 in Los Angeles, California. Members of SAG-AFTRA, Hollywood’s largest union which represents actors and other media professionals, will likely go on strike after a midnight deadline over contract negotiations with studios expired. The strike could shut down Hollywood productions completely with writers in the third month of their strike against Hollywood studios. (Photo by Mario Tama/Getty Images)

Skenaristët në SHBA thonë se kanë arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e studiove të Hollywoodit, çka mund t’i shtyjë ata t’i japin fund një greve pesë mujore.

Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës tha se marrëveshja ishte “jashtëzakonisht me përfitime dhe mbrojtje domethënëse për shkrimtarët”. 

Anëtarët e WGA duhet të thonë ende fjalën e fundit.

Kjo është greva më e gjatë që ka prekur Hollywood-in në dekada dhe ka ndalur shumicën e prodhimit të filmave dhe serive televizive. Mosmarrëveshja e veçantë përfshiu gjithashtu edhe aktorët, të cilët ishin pjesë e grevës.

Largimi i shkrimtarëve, i cili filloi më 2 maj, i ka kushtuar ekonomisë amerikane rreth 5 miliardë dollarë sipas një vlerësimi nga ekonomisti i Institutit Milken, Kevin Klowden. 

Krahas çështjes së pagave, shkrimtarët frikësohen se ndikimi i inteligjencës artificiale mund të zëvendësojë talentet e tyre.

Negociatat u ndërprenë gjithashtu për nivelet e personelit dhe pagesat e honorarëve që marrin shkrimtarët për shfaqjet e njohura të transmetimit.

Ata ankohen se ato mbetje janë vetëm një pjesë e të ardhurave që do të merrnin nga një shfaqje televizive.

Tradicionalisht, shkrimtarët do të merrnin pagesa shtesë kur programet e tyre përsëriteshin në një rrjet transmetimi. Sidoqoftë, ky model u minua me ardhjen e transmetimit.

Si rezultat, një pjesë e pagesave që marrin tani shkrimtarët përfshijnë përgjithësisht një shumë të caktuar parash që synon të kompensojë honoraret që ata nuk marrin nga përsëritjet e transmetimit.

SHARE