MINISTRIA PARALAJMËRON: NË DITËT E ARDHSHME PRITEN RESHJE INTENSIVE

Në Malin e Zi ditët e ardhshme priten reshje të dendura prandaj nga Drejtoria për Situata Emergjente pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar paralajmërimin (alarmin). Thuhet se në bazë të informatave nga Enti për Hidrometeorologji dhe Seizmologji, të premten, si dhe të shtunën, të dielën dhe të hënën pritet mot jostabil, me shi, rrebesh të përkohshsëm dhe bubullima dhe me erë të fortë jugore, në momente me fuqinë e stuhisë. Siç shtohet, në jug priten sasi të mëdha të shiut. Reshjet intensive priten në veçanti të premtën pasdite dhe gjatë orëve të mbrëmjes – gjatë natës, të shtunën paradite, të dielën në mbrëmje dhe gjatë mbrëmjes dhe të hënën. “Të gjithë subjektet kompetente të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit në periudhën e përmendur do të rrisin nivelin e gatishmërisë operative për përgjigje në situata të tilla”, theksohet në kumtesë.

SHARE