Për herë të parë në Malësi, organizohet Panairi i Librit.
Për të gjithë adhuruesit e librit Sekretariati për vetëqeverisjes lokale i Komunës së Tuzit organizon Panairin e Librit, i cili mbahet në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”.
Panairi do të mbahet në qëndër të Tuzit, dhe do të zgjasë tri ditë, ku datat e parapara janë 26,27 dhe 28 gusht.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 22.
Kurse me datën 26 në orën 20.00 do të bëhet hapja solemne e panairit nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj.