PRITET SHPALLJA E ZGJEDHJEVE VENDORE NË PODGORICË

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pritet që këto dy ditë të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në Podgoricë.

Ai është i detyruar ta bëjë me ligj sepse parlamentit vendor dje iu shkurtua mandati.

Afati ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve është nga 60 deri në 100 ditë.

Zgjedhjet duhet të mbahen të dielën, ndaj dalja në vendvotim në Podgoricë do të duhej të organizohej në periudhën nga 29 shtatori deri më 27 tetor.

Këshilltarët në Kuvendin e Kryeqytetit kanë shkurtuar dje mandatin e Kuvendit të Kryeqytetit dhe ia kanë kthyer mandatin qytetarëve.

Nga 32 këshilltarë, 31 këshilltarë votuan për shkurtim të mandatit.

Kriza e pushtetit në kryeqytet filloi në mars pas ndarjes në Lëvizjen „Evropa Tani“, kur pesë këshilltarë të afërt me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili formoi Lëvizjen për Podgoricën, u larguan nga partia.

Ata ranë dakord me LQ URA dhe Lëvizjen për Ndryshim për veprim të përbashkët. Së bashku kanë 11 këshilltarë.

SHARE