CAMAJ: ZGJIDHET FURNIZIMI ME UJË, UJË PËR RRETH 60 SHTËPI NË FSHATRAT DRUME DHE BARDHAJ

Rreth 60 amvisëri në vendbanimet Drume dhe Bardhaj deri në fund të muajit për herë të parë do të kenë ujë nga ujësjellësi.

Drejtori i Ujësjellësit Ilir Camaj thotë se ujësjellësi është në fazë testimi, që do të thotë po pompojnë ujin.

„Mendoj se deri në fund të muajit do të lëshohet uji. Bëhet fjalë për një investim prej 650.000 euro. Për këto dy vendbanime është ndërtuar një ujësjellës me gjatësi rreth 8 kilometra dhe duhet të vihet në funksion deri në fund të muajit,“ tha Camaj.

Camaj thekson se është në proces procedura tenderuese për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Milesh, si dhe vendosjen e tubacionit të furnizimit për vendbanimin Rakiq, në pjesën deri te ura në Cem.

„Vlera e investimit është rreth 1.1 milionë euro. Procedura e tenderit ende nuk ka përfunduar dhe është duke u zbatuar nga Drejtoria për Projekte Kapitale. Presim që kjo do të rrisë shumë kapacitetet e Rakiqit si dhe për vendbanimin Milesh,“ tha Camaj. Drejtori i Ujësjellësit thotë se konsumi i ujit është rritur në ditët e verës.

„Këtë verë konsumi i ujit është më i lartë se vitin e kaluar. Megjithatë, nuk ka kufizime. Presioni i ujit është dobësuar në Rakiq. Në këtë vendbanim në disa pjesë qytetarët kanë probleme me presionin e ujit nga ora 18:00 deri në ora 21:00, dhe disa pjesë të vendbanimit kanë probleme me presionin, e disa pjesë nuk kanë fare ujë. Ky problem ekzistonte tani që kishte vapë ekstreme. Presioni nuk është në nivel të kënaqshëm, por mendoj se situata aktualisht është stabile,“ deklaron Camaj.  

Drejtori i Ujësjellësit shton se në periudhën e mëparshme nuk kanë konstatuar lidhje të paligjshme.

„Lidhjet e paligjshme janë të vështira për t’u gjetur. I tillë është sistemi i ujësjellësit sa është e ndërlikuar gjetja e tyre,“ tha drejtori Camaj.

Drejtori i Ujësjellësit thotë se janë të kënaqur me një përqindje arkëtimi prej 85 për qind.

SHARE