Organizata Turistike e Tuzit, në bashkëpunim me Sekretariatin për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit, planifikon organizimin e Panairit të artizanëve, të diel më 5. korrik 2020.
Ky panair do të mbahët në parkun e qendrës së Tuzit, me fillim në ora 15.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi i vlerave të punëve të dorës si prodhim unikal dhe kreativ, si dhe valorizimi i potencialit turistik të Tuzit.
Komuna e Tuzit përmes një komunikate fton të gjithë zanatçinjtë të cilët merren me përpunimin e prodhimeve nga materiale të ndryshme, si dhe të gjithë prodhuesit e tjerë të të gjitha llojeve të artizanisë, apo punimeve të dorës, të marrin pjesë dhe të paraqiten, më largu deri më datën 02.07.2020, në adresën e Organizatës Turistike të Tuzit, ose në email adresën: info@tuzi.travel.
Gjithashtu ftohen qytetarët e Komunës së Tuzit që të përkrahin qytetarët e vlefshëm duke vizituar Panairin e artizanëve.