Përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, pas vlerësimit që kanë bërë në teren, kanë konstatuar nevojën për të ndërhyrë në rrugët lokale në tri Bashkësitë lokale: Narhelm- Dreshaj, Sukruq dhe Milesh, ku u intervenua në përmirësimin e tyre.
Siç njoftojnë nga Komuna e Tuzit, konkretisht u bë tamponimi i rrugës në drejtim të “Livadeve të Tuzit” në mes Bashkësive lokale Narhelm-Dreshaj dhe Sukruqit; tamponimi i rrugës në drejtim të Zbeqit në BL Sukruq dhe tamponimi i rrugës pranë varrezave në BL Milesh, (varrezave të dy fshatrave, Mileshit dhe Rrogathit).