TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MINISTRINË E MBROJTJES SË MZ: ARRESTOHET  NËNKOLONELI HUSOVIQ

Nënkoloneli i MZ, Emin Husoviq, u arrestua pasi që sot rreth orës 11 të mëngjesit, qëlloi me amë zjarri në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së MZ, por gjatë këtij incidenti nuk kishte të lënduar e as dëmtime materiale.

Siç njoftohet nga Prokuroria e Lartë e MZ, Husoviq dyshohet se po përpiqej të bënte vrasje në tentativë.

“Prokurori i Shtetit në Prokurorinë e Shtetit të MZ, në Podgoricë, u informua sot nga Drejtoria e Policisë se në Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi, erdhi deri te përdorimi i armës së zjarrit nga ana e Emin Husoviq në drejtim të A.L, kështu që në vend ngjarje nga ana e prokurorit dhe policia e autorizuar u bënë hetime dhe u morën të gjitha shenjat nga vend ngjarja, të cilat do të jenë lëndë për inspektim sipas urdhrit të prokurorisë, kurse nga ana e prokurorit i është dhënë urdhër policisë që  të arrestohet për veprën penale të vrasjes në tentativë Emin Husoviq , e i cili  do të sillet brenda afatit ligjor në gjykatë në seancë dëgjimore në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në kumtesë të Prokurorisë së MZ.

SHARE