Kjo do të thotë se Malit të Zi, do ti mbesin të hapin edhe dy kapituj të tjerë, që kanë të bëjnë më konkurrencën (8) dhe mjedisin jetësor dhe ndryshimin e klimës (27).
Deri më tani, Mali i Zi, ka mbyllur përkohësisht tre nga 33 kapitujt. Shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq do të kryesojë delegacionin në mbledhjen e IX të Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe Konferencën Ndërqeveritare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në Luksemburg.
Pjesë e delegacionit do të jetë edhe kryenegociatori i Malit të Zi, për BE,Alleksander Drleviq dhe nënguvernatori i Bankës Qendrore dhe negociatori për kapitullin 17, Nikolla Fabris.