Ali Salaj

Në periudhën e digjitalizimit dhe titujve të cilët ulërasin për vëmëndje dhe klikime, gazetaria klasike po lufton për mbijetesë. Rrjetet sociale dhe portalet e pa autorizuara duket sikur po e hutojnë publikun. Megjithatë, shembuj shumë të mirë të gazetarisë së vërtetë gjejmë akoma.

Ali Salaj për vite të tëra ka qënë zëri i shqiptarëve në mediat botërore. Rrëfimi i tij fillon që nga fëmijëria dhe vazhdon me rrugëtimin e tij në vitet e rinisë. Salaj tregon për rëndësinë e të pasurit një mentor dhe udhëheqës në rini.

Rrugëtimi i Ali Salaj kalon kufinjtë e Malit të Zi. Karriera e tij filloi në Kosovë dhe më pas lulëzoi dhe në vende të tjera të botës, duke punuar për media të mëdha botërore siç janë Radio Stockholm, BBC dhe  Zëri i Amerikës (VOA).

Ai flet dhe për të tashmen, metamorfozën që gazetaria po kalon me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe gjithashtu me ndryshimet në shoqëri, duke u shprehur se gazetaria klasike është në rrezik.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE