HRAPOVIQ: JEMI TË PARËT QË ARRITËM TË MPOSHTIM VIRUSIN

Ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, njoftoi se ne jemi vendi i fundit evropian që regjistruam “rastin e parë” të Covid19 dhe i pari që arritëm të mposhtim virusin. Ai falënderoi të gjithë punonjësit e shëndetit dhe qytetarët e Malit të Zi, duke theksuar se ky është një sukses i përbashkët.

“Në ditët në vazhdim, sjellja e përgjegjshme dhe kujdesi shëndetësor i zakonshëm janë karta jonë për të vazhduar të jemi mbajtës krenarë të titullit “Corona Free”, së një shteti të lirë që ka treguar se di të përballet dhe të luftojë një armik të rrezikshëm, i cili ka pushtuar të gjithë planetin. Sistemi i kujdesit shëndetësor mbetet fuqimisht i përkushtuar për qëllimin e tij kryesor për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve,” tha Hrapoviq.

Ministri theksoi se të gjitha aktivitetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sistemit shëndetësor në periudhën e ardhshme do të përqendrohen në monitorimin, zhvillimin dhe gatishmërinë për përgjigje në përputhje me treguesit epidemiologjikë.

SHARE