TAJLANDA NËN PUSHTETIN E “EL NINO”, PËRFSHIHET NGA NXEHTËSIA EKSTREME

Autoritetet tajlandeze lëshuan një paralajmërim për të gjithë banorët që të mos dalin nga banesa pasi vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem.

Temperaturat shkuan deri në 39 gradë celcius, ndërsa niveli i nxehtësisë në kryeqytetin e Bankogut shkoi mbi 52 gradë.

“Kujdes: nxehtësia sot është ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’. Ju lutemi shmangni aktivitetet në natyrë,” shkroi departamenti i mjedisit i autoritetit të qytetit të Bangkok në një postim në Facebook.

Prilli është zakonisht periudha më e nxehtë dhe më e lagësht e vitit në Tajlandë, por kushtet këtë vit janë përkeqësuar nga modeli i motit El Nino.

Mbretëria është përfshirë nga një valë të nxehti këtë javë, me një temperaturë prej 44.2 gradë celcius të regjistruar në provincën veriore të Lampang të hënën – pak nga rekordi kombëtar i të gjitha kohërave prej 44.6 gradë Celsius.

Por për shumë njerëz që jetojnë në kryeqytet, qëndrimi brenda nuk është një opsion.

SHARE