Tensione të larta shoqëruan takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të drejtuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, mes një shkëmbimi të ashpër akuzash lidhur me sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.
Sulmi rus ndaj Ukrainës është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar. Ai po shkakton vuajtje dhe shkatërrime masive për vendin dhe popullin e tij dhe po shton nivelin e zhvendosjes së njerëzve për arsye ekonomike në nivel global, të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Ambasadori i Bashkimit Evropian Olaf Skoog u shpreh se duke organizuar këtë debat, Rusia po përpiqet ta portretizojë veten si një mbrojtëse e Kartës së OKB-së dhe multilateralizmit.
Lavrov përsëriti se Rusia po lufton nazistët në Ukrainë se NATO-ja përbën një kërcënim për vendin e tij, se sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë janë të paligjshme dhe se ai kurrë nuk kishte ndërmend të zbatonte Marrëveshjet e Minskut, por vetëm donte të fitonte kohë për të armatosur Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara donin të shfrytëzonin regjimin haptazi racist në Kiev me shpresën për të dobësuar Rusinë dhe për të eliminuar konkurrentët e saj. Është e qartë për të gjithë, edhe pse jo të gjithë flasin për këtë, se kjo nuk ka të bëjë aspak me Ukrainën.
Kjo ka të bëjë me mënyrën sesi marrëdhëniet ndërkombëtare do të vazhdojnë të formëzohen përmes vendosjes së një konsensusi të shëndoshë mbi bazën e ekuilibrit të interesave ose përmes avancimit agresiv dhe të paqëndrueshëm të hegjemonisë së Uashingtonit.
Rusia mban presidencën e rradhës të këshillit 15 anëtarësh.
Ndonëse ishte një mbledhje e nivelit të ministrave të jashtëm, vetëm Gaboni dhe Gana dërguan zëvendësministrat e tyre të jashtëm dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan një ministër shteti. Shumica e vendeve të tjera anëtare ishin të përfaqësuar në nivel ambasadori.