NUK KA SHUMICË NË KUVEND PËR TË NDRYSHUAR TË DIELËN JOPUNE

Nuk ka shumicë në Kuvend që do të miratonte ndryshimet e mundshme në Ligjin për tregtinë e brendshme, me të cilat do të rikthehej pjesërisht e diela ditë pune për punëtorët e kësaj fushe, sepse shumica e klubeve parlamentare tashmë kanë paralajmëruar se do të jenë kundër, shkruan Vijesti.

E vetmja mundësi që e diela e punës të rikthehet pjesërisht deri në sezonin e verës është që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë atë nen të këtij ligji, për të cilin nisma është dorëzuar nga Sindikata e Punëdhënësve në gusht 2019.

Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur shumicën për të punuar nga shtatori i vitit të kaluar deri në fund të shkurtit të këtij viti, prandaj edhe numri i lëndëve është akumuluar, kështu që nuk ka gjasa që të përfundojë e gjithë procedura për shqyrtimin e kësaj nisme deri në qershor.

Zgjedhjet e reja parlamentare janë caktuar për 11 qershor, kështu që mbledhja e re mund të diskutojë këtë temë vetëm në vjeshtë.

SHARE