Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, ka takuar drejtorin e Shkollës Shtetërore për Administratë Publike, Rudolf Vujeviq.
Ministri Dukaj theksoi se qëllimi i përgjithshëm i aktiviteteve reformuese është krijimi i një administrate publike efikase dhe të orientuar drejt shërbimeve, e cila karakterizohet nga rritja e besimit të qytetarëve në punën e saj dhe përpjekjet për të arritur nivelin e vendeve anëtare të BE-së përmes reformave.
“Ministria e Administratës Publike është e hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët përkatës, partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, të cilët mund të na ndihmojnë në profesionalizimin e mëtejshëm të administratës publike. Jemi të përkushtuar që administrata publike të bëhet shërbim real për të gjithë qytetarët e Malit të Zi,” tha ministri Dukaj.
Drejtori Vujeviq përshëndeti aktivitetet për ndërtimin e një administrate publike moderne dhe efikase dhe përsëriti gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në fushën e administratës publike dhe digjitalizimit, forcimit të kapaciteteve dhe planifikimit dhe qëndrueshmërisë së trajnimeve.