MILLATOVIQ: ËSHTË PLANIFIKUAR QË INAUGURIMI TË JETË NË KUVEND

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka konfirmuar se inaugurimi i tij më 20 maj është caktuar të bëhet në Kuvend.

“Inaugurimi është një akt solemn i hyrjes në zyrën presidenciale. Ai duhet të jetë shembull i standardeve më të larta demokratike dhe pikërisht për këtë është paraparë në Parlamentin e Malit të Zi. Qytetarët më kanë dhënë besimin që të bëj gjithçka që kam në fuqi për ta bërë Malin e Zi një shoqëri të vërtetë demokratike”, ka shkruar Millatoviq.

Ceremonia e betimit të presidentit të ri është mbajtur më parë në Cetinë.

SHARE