ESCOBAR DHE DONFRIED NË MAL TË ZI MË 29 PRILL

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 Prill, duke vizituar Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë. Një deklaratë për këtë është publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Escobar dhe Donfried do të udhëtojnë në Mal të Zi më 29 prill, ku do të theksojnë mbështetjen e SHBA-së dhe nevojën për të përshpejtuar rrugën euroatlantike të Malit të Zi dhe pranimin në BE, forcimin e anëtarësimit në NATO dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit. Ata do të falënderojnë gjithashtu Malin e Zi për bashkimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë në mbështetje të Ukrainës, ofrimin e ndihmës humanitare dhe të sigurisë, si dhe për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë, thuhet në deklaratë.

SHARE