COVID-19: NUK KA VIKTIMA, 53 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë vdekje nga koronavirusi si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 53 raste të reja, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan analizën dje (e diel, 24 prill 2022) dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 553 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 33 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 576.

SHARE