NESËR SHËNOHET ORA E PLANETIT NË MAL TË ZI

Të shtunën më 26.03.2022 nga ora 20:30 deri në orën 21:30 shënohet Ora e Planetit në Mal të Zi, duke i dhënë një orë pushim planetit tonë me fikjen e dritave. Kjo iniciativë filloi në vitin 2007, si aksion botëror për të përçuar mesazh të qartë për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe po ashtu të tërhiqet vëmendja në problemet e mjedisit jetësorë. Komuna e Tuzit fton të gjithë qytetarët që ti bashkëngjiten këtij aksioni me qëllim ruajtjen e planetit tonë.

SHARE