BE ARRIN MARRËVESHJE PËR GAZ ME SHBA-në

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit. Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërshtrishme.

SHARE