NIMANBEGU: QËNDRONI NË SHTËPI, NUK JENI VETËM!

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu u tha qytetarëve të Tuzi dhe Malësisë se sfida me të cilën ata përballen mund të kapërcehen me sakrificë, disiplinë, mençuri dhe solidaritet. “Sakrifica e rekomanduar nga institucionet e kujdesit shëndetësor është kjo: Qëndroni në shtëpi”, u tha Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi qytetarëve të Tuzit dhe Malësisë, duke shtuar se i gjithë Mali i Zi është në solidaritet me qytetarët e Tuzit dhe Malësisë. “Ju nuk jeni vetëm,” theksoi Nimanbegu.

SHARE