Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millo Gjukanoviq, është kandidati i partisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Siç njofton PDS-ja, Bordi kryesor i asaj partie njëzëri ka miratuar propozimin e kryesisë që presidenti aktual i Malit të Zi dhe PDS-së të jetë kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme.
“Një vendim i tillë është produkt i një shqyrtimi të detajuar dhe shumëjavor të situatës aktuale politike, pas së cilës u konstatua se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të jenë një pikë kthese në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në skenën politike dhe se ato do të përcaktojë ndjeshëm drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të Malit të Zi”, njoftoi PDS-ja.
Alleksa Beçiq do të jetë kandidat për president të Malit të Zi Demokratik, është vendosur në seancën e Bordit Kryesor të kësaj partie.
Nënkryetari i Demokratëve, Momo Koprivica ka bërë të ditur se vendimi i Bordit është marrë unanimisht.
Beçiq tha se e do Malin e Zi dhe se beson se ne do të jemi “kombi i fundit që u mbrojt nga presidenti i tij”.
Beçiq tha se është i gatshëm të luftojë për vendin dhe popullin, për shtetësinë, bashkimin, të ardhmen dhe për të gjitha fetë dhe të gjitha kombet.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka konfirmuar kandidaturat e liderit të Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq dhe deputetës të Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq.
Kandidaturën e ka paraqitur edhe lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq, por nuk është konfirmuar pasi siç kanë thënë KSHZ-ja, Daniloviq nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve të vlefshme për mbështetje.
Lëvizja “Evropa Tani” tha se Bordi Kryesor i LET-it njëzëri e mbështeti kandidaturën e Jakov Millatoviq për president të Malit të Zi.
Socialdemokratët (SD) të Malit të Zi do të mbështesin kandidaturën e Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale si kandidati që ka shanset më të mëdha për të fituar, ka vendosur sot Bordi kryesor i asaj partie.
Bordi kryesor i Lëvizjes për Ndryshim, njëzëri mbështeti kandidaturën presidenciale të njërit prej liderëve të Frontit Demokratik (FD), Andrija Mandiq.
Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 19 mars dhe afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 26 shkurt.
Kandidatët për presidencën kanë nevojë për 8,101 nënshkrime mbështetjeje.
KSHZ paraprakisht tha se deri më 3 mars do ta shpallin listën e kandidatëve për president.