GJUKANOVIQ: KONSULTIMET JAVËN E ARDHSHME, FD DHE DEMOKRATËT NUK I’U PËRGJIGJËN FTESËS

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka njoftuar se konsultimet për mandatarin do të vazhdojnë javën e ardhshme. Gjukanoviq tha se në përputhje me Kushtetutën, e cila përcakton se Presidenti i Malit të Zi i propozon Kuvendit mandatarin për përbërjen e Qeverisë, ka filluar konsultimet me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në parlament. Megjithatë, sot përfaqësuesit e Frontit Demokratik dhe Malit të Zi Demokratik nuk iu përgjigjën ftesës për konsultime.

SHARE