ZELENSKY: PROVOKIM I RUSISË, PO LUAN ME JETË NJERËZISH

Një ditë pas rrëzimit të avionit ushtarak që mbante në bord dhjetëra të burgosur ukrainas, i cili u rrëzuar të mërkurën në territorin ukrainas, ka reaguar Presidenti Volodymir Zelensky.

Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar, ndërsa në mediat sociale për bën xhiro një video e aeroplanit të madh në rajonin perëndimor të Belgorodit duke rënë nga qielli.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se avioni IL-76 mbante 65 ushtarë ukrainas të zënë robër gjatë ofensivës ruse, si dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Rusia pretendon se avioni është goditur nga forcat ukrainase të stacionuara në rajonin kufitar të Kharkivit.

Ndërkohë, inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se nuk i ishte thënë të siguronte hapësirën ajrore si në rastet e mëparshme, duke e cilësuar incidentin si “veprim të planifikuar dhe të qëllimshëm nga Rusia”.

Ndërkohë që presidenti i Ukrianës, Volodymir Zelensky nuk i konfirmoi por as i mohoi akuzat e Moskës, duke u shprehur se rusët “po luanin me jetën e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë ukrainase”.

SHARE