INDEKSI I PERCEPTIMIT TË KORRUPSIONIT: MALI I ZI KA PËRMIRËSUAR POZICIONIN E TIJ, MBI MESATAREN GLOBALE

Mali i Zi renditet i 64-ti sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, sipas raportit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga OJQ-ja globale Transparency International (Tl). Kjo do të thotë se krahasuar me vitin 2020, Mali i Zi ka përmirësuar pozicionin e tij me tre vende. Në atë kohë, Mali i Zi ishte në vendin e 67-të. Organizata Transparency International nxorri të martën raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit. Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta. Nga vendet e rajonit, përparim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka 39 pikë, katër më shumë sesa vitin e kaluar. Shqipëria ka 35 pikë – një më pak sesa një vit më parë. Bosnje-Hercevogina ka po ashtu 35 pikë, por nuk ka ndërruar pozitë. Serbia nuk ka ndërruar pozitë po ashtu me vitin e kaluar, ka sërish 38 pikë.

SHARE