KLUBI I TAEKWONDO-së “BESA” DEKOROHET ME ÇMIME TË VEÇANTA

Dje në Nikshiq u mbajt ceremonia e ndarjeve të çmimeve për arritje sportive nga ana e asociacionit të gazetarëve të Malit të Zi pranë Fakultetit të Edukatës Fizike. Me këtë rast, Angjelles Berishaj i ndahet çmimi special për sukses të veçantë që fitoi vendin e dytë në botë në Kampionatin e Taekwondo-së në Sofia. Po ashtu, në mbrëmje në ora 18:00 tek hotel “Ambasador” u ndanë çmimet nga ana e Federatës Taekwondo-së të Malit të Zi. Edhe këtë vit klubi “Besa” shpallet klubi më i suksesshëm që gjatë këtij viti arriti që sportistat e këtij klubi të dekorohen me medalje argjendi në Kampionatin Botërorë dhe dy medalje bronxi nga Evropa, tri medalje të arta dhe një argjendi nga Kampionati i Hapur Ballkanik. Po ashtu, nxorri 16 kampiona të Malit të Zi, mbi 150 medalje në shumë turnamente të Evropës dhe rajonit. Me këtë rast, Angjella Berishaj shpallet si juniorja më e mirë në lufta, Toni Marashaj shpallet seniori më i mirë në forma, po këtë epitet e fituan Zinedin Beqaj në lufta dhe Nikollë Junçaj në konkurrencën master. Me 27 dhjetor në Villa Gorica do të mbahet ceremonia qendrore nga ana e Komitetit Olimpik të Malit të Zi dhe për herë të parë në histori të sportit edhe një shqiptare, malësore do të dekorohet e bëhet fjalë për Angjellen Berishaj.

SHARE