GJELOSHAJ: MALI I ZI ËSHTË GARANTUESI I NJË MJEDISI TË BESUESHËM BIZNESI

Mali i Zi është garantuesi i një mjedisi të besueshëm biznesi për të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj.

Këtë e tha Gjelosaj gjatë një bisede me ambasadorin gjerman, Peter Felten.

Ambasadori Felten, siç është njoftuar nga zyra e zëvendëskryeministrit të Qeverisë për Politikë Ekonomike, e ka përgëzuar për postin e ri dhe i ka uruar Gjeloshajt shumë suksese gjatë realizimit të projekteve të rëndësishme.

Gjeloshaj, siç thuhet në njoftim, ka theksuar se Qeveria e 44-të e Malit të Zi është properëndimore dhe si e tillë partnere e besueshme në proceset e reformave dhe integrimit në familjen e madhe evropiane.

“Ne besojmë se kjo, ndër të tjera, do të kontribuojë në forcimin e besimit të investitorëve, veçanërisht atyre nga Gjermania. Mali i Zi ka shumë potencial për zhvillimin e infrastrukturës, turizmit dhe energjisë. Vendi ynë është një garantues i një mjedisi të besueshëm biznesi. për të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë”, theksoi Gjeloshaj.

Ambasadori Felten shprehu mbështetjen e tij për Qeverinë e Malit të Zi në drejtim të integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe energjisë së gjelbër.

„Ai theksoi veçanërisht dëshirën për të rritur numrin e investitorëve gjermanë në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, siç thuhet në njoftim, bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë dhe u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë në fusha me interes të përbashkët.

SHARE